Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja e kullat vijojnë të lartësohen çdo ditë, ironikisht, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të mbipopullimit të banesave në Europë. Të dhënat më të fundit tregojnë se 57.1% e popullsisë jeton në banesa të mbipopulluara, një shifër shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, që në vitin 2024 ishte 16.9%. Sipas Eurostat niveli më i lartë regjistrohet në Mal të Zi, ku 61.6% e popullsisë jetojnë në banesa të mbipopulluara. Kur një banesë quhet e mbipopulluar Eurostat e quan një banesë të mbipopulluar kur familja që jeton aty nuk ka mjaftueshëm dhoma për numrin dhe përbërjen e anëtarëve të saj....