Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!
Ndërtimi po hyn në një rreth vicioz, me çmimet që pritet të vazhdojnë rritjen nga referencat e reja dhe kërkesën që po bie, sidomos në kryeqytet. Monitor Çmimet e reja të referencës për rrethet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026. Ashtu siç ndodhi në Tiranë në vitin 2023, çmimet e reja të referencave për shitblerjen e apartamenteve në rrethe pritet të rrisin koston për subjektet ndërtuese, veçanërisht te zonat bregdetare. Erjon Harizi, Kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH) parashikon se rritja e referencave pritet të ndikojë automatikisht në shtimin e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Kjo do të thotë se kostot për ndërtuesit do të shtrenjtohen po aq sa rriten çmimet e referencës. Zoti Harizi...
Burimi:
syri.net