Objektivat e mijëvjeçarit 2030, PNUD: Shqipëria, e pasur në letra, e varfër në realitet

Objektivat e mijëvjeçarit 2030, PNUD: Shqipëria, e pasur në letra, e varfër në realitet

Shqipëria është ende larg objektivave të mijëvjeçarit të vëna nga Kombet e Bashkuara për të përmirësuar jetën sociale dhe ekonomike të qytetarëve të saj, të njohura si “Leave No One Behind – Phase II”. Programi i OKB-së në vendin tonë, PNUD, publikoi së fundmi një analizë për arritjet e Shqipërisë, në të cilën u vu në dukje se shumë nga objektivat strategjikë mbeten ende të parealizuara plotësisht. Përparimi është i dukshëm në kuadrin ligjor dhe institucional, por hendeku në financim, mbulim territorial dhe barazi sociale vijon të jetë i theksuar. Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në reformimin e sistemit social dhe në harmonizimin me standardet europiane, por mbetet larg përmbushjes së plotë të objektivave për barazi reale, mbulim universal dhe financim adekuat. Progresi institucional...