Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Norma e interesit nuk ndryshon, Guvernatori Sejko: Inflacioni brenda objektivit, turizmi pati rol kyç
Stabiliteti i çmimeve dhe qëndrueshmëria makroenomike e kanë mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit edhe në këtë muaj të fundit të vitit në 2.5%. Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për vendimmarrjen e politikës monetare tha se inflacioni ka vijuar të jetë në objektiv ndërsa rritja ekonomike e ndikuar kryesisht nga sektori i turizmit është reflektuar dhe në tregun e punës. “Në veçanti, rritja me rreth 22% e shërbimeve të turizmit në tremujorin e tretë, tregon vijimin e kontributit pozitiv të këtij sektori. Kjo dinamikë ka ndikuar në përmirësimin e pozicionit të jashtëm, duke e çuar ekonominë shqiptare për herë të parë në periudhën post-tranzicion drejt suficitit të llogarisë korrente për tre tremujorët e parë të vitit. Shkalla e papunësisë zbriti...