‘Një realitet, dy perceptime’/ Si po e humb Shqipëria garën rajonale për investime

‘Një realitet, dy perceptime’/ Si po e humb Shqipëria garën rajonale për investime

Shifrat janë të rëndësishme. Por cilësia dhe përmbajtja e tyre është vendimtare. 400 milionë euro të investuara në apartamente nuk janë të njëjta me 400 milionë euro në industri përpunuese apo teknologji.. MONITOR Ka një gjë që institucionet publike e bëjnë me vetëbesim të admirueshëm: festojnë shifrat makro. Çdo raport i ri shoqërohet me fjalë si “rekord”, “rritje”, “performancë historike”. Nëse do të gjykohej vetëm nga komunikimet zyrtare, do të dukej se ekonomia shqiptare është një histori suksesi që ecën pa pengesa, duke ia kaluar gjithë rajonit. Edhe Investimet e Huaja Direkte nuk bëjnë përjashtim nga ky ritual optimizmi. Për 9-mujorin 2025, Investimet e Huaja Direkte arritën në 1.208 miliardë euro, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, me rritje 4.4% krahasuar me një vit...