Ngrin shitja e apartamenteve në Dubai, agjentët imobiliarë: Interesi për Shqipërinë në rritje

Ngrin shitja e apartamenteve në Dubai, agjentët imobiliarë: Interesi për Shqipërinë në rritje

Pas sulmeve, tregu i pasurive të paluajtshme në Dubai sipas agjentëve imobiliarë po përballet me rënie të kërkesës për apartamente me qira ditore, ndërsa transaksionet e shitjes kanë “ngrirë”. Agjentët real estate shqiptarë rezident në Dubai, pohojnë se kjo ka ndikuar në rënien e çmimeve, veçanërisht për apartamentet me qira ditore. Por ngadalësim i tregut dhe rënie e çmimeve, të ndikuara nga pasiguria në rajon vijon të rrisë interesin e investitorëve të huaj që më parë investonin në Dubai, për të investuar në Shqipëri. Sipërmarrësi në tregun e pasurive të paluajtshme në Dubai, Sokol Çili tha për Monitor se aktualisht tregu i apartamenteve në Dubai po përballet me rënie çmimesh të qirave ditore, ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të disa kompanive, të cilat kanë shkurtuar...