Ngadalësimi i turizmit dhe kufizimet e kredive, faktorë kyç! Ja çfarë do të shkaktonte ulje çmimesh në prona

Ngadalësimi i turizmit dhe kufizimet e kredive, faktorë kyç! Ja çfarë do të shkaktonte ulje çmimesh në prona

Pas pandemisë, çmimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri kanë njohur rritje të ndjeshme, sidomos në kryeqytet, ku kërkesa dhe aktiviteti tregtar janë më të larta. Mirëpo, kjo rritje çmimesh herë pas here është shtyrë nga faktorë të ndryshëm, si rritja e mirëqenies, shtimi i turizmit, si dhe standardet e reja të ndërtimit, të cilat pasohen nga kosto të larta. Në këtë valë rritjesh të çmimeve të pronave, studimi i Investropa ka bërë një analizë për të identifikuar skenarin që mund të shkaktonte një rënie çmimesh në Shqipëri . Skenari më i mundshëm që mund të shkaktojë një rënie të tregut të banesave është një kombinim i ngadalësimit të ndjeshëm të turizmit ndoshta për shkak të paqëndrueshmërisë rajonale ose një recesioni europian dhe i shtrëngimit...