Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme po shton rrezikun e një vale të re inflacioni të importuar edhe në Shqipëri. Ekspertët paralajmërojnë se ekonomia shqiptare mbetet veçanërisht e ekspozuar, për shkak të deficitit të lartë tregtar, varësisë së madhe nga importet ushqimore dhe dobësive të prodhimit vendas. Ata rekomandojnë masa me ndërhyrje fiskale, përfshirë ulje të përkohshme të taksave. Në rreth 12 ditët e para të konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri është rritur me 10 deri në 13% krahasuar me periudhën para nisjes së luftës. Nga 175 lekë për litër, çmimi ka arritur në rreth 193 lekë për litër, ndërsa për disa ditë është tregtuar edhe...
Burimi:
javanews.al