Nga “Albbakër” te “superfosfati”, të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen
Të gjitha ndërmarrjet tregtare me kapital shtetëror mbi 51 për qind që prej vitesh janë në proces likuidimi do të mbyllen përmes një ligji të posaçëm. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur në Konsultim Publik projektligjin “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”. Baza e re ligjore synon që këto shoqëri të mbyllen përfundimisht dhe asetet e tyre të kalojnë tek shoqëri e vetme tregtare shtetërore. “Në pronësinë dhe përgjegjësinë administruese të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit ndodhen aktualisht disa shoqëri tregtare me kapital shtetëror mbi 51 për qind, të cilat ndodhen prej një periudhe shumëvjeçare në proces likuidimi dhe nuk ushtrojnë më veprimtari ekonomike. Këto shoqëri vijojnë të ekzistojnë si subjekte juridike kryesisht për qëllime të administrimit të aseteve dhe...
Burimi:
javanews.al