Nga 145 milionë në 3.5 miliardë lekë, si u rrit buxheti i KQZ brenda një viti

Nga 145 milionë në 3.5 miliardë lekë, si u rrit buxheti i KQZ brenda një viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka depozituar në Kuvend raportin për vitin 2025. Analiza e këtij dokumenti tregon se viti zgjedhor solli një zgjerim të ndjeshëm të fondit në dispozicion të institucionit. Për programin “Zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore”, plani fillestar vjetor ishte 145.9 milionë lekë, ndërsa buxheti i rishikuar arriti në 3.56 miliardë lekë. Realizimi buxhetor për 12 muajt e vitit shkoi në 2.96 miliardë lekë, ose 83% e fondit të planifikuar. Sipas raportit, kjo rritje erdhi pas vendimeve të Këshillit të Ministrave për shtesa fondesh në buxhetin e KQZ-së. Me një  VKMtë janarit 2025, institucionit iu akorduan 2.5 miliardë lekë, ndërsa me një VKM të marsit iu shtuan edhe 927.2 milionë lekë të tjera, të dyja për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend. Më pas,...