Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Polonisë

Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Polonisë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë. Kjo marrëveshje përbën një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë dhe polakë që kanë jetuar apo punuar në secilin prej vendeve, pasi garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas moshës ligjore, si dhe mbrojtjen nga humbja e të drejtave si pasojë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve. “Marrëveshja synon të ofrojë siguri juridike dhe mbrojtje sociale për qytetarët, duke siguruar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të fituara në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Sipas saj, ky akt përfaqëson një hap konkret në forcimin e marrëdhënieve mes...