Në vitin 2026, agroindustria pret rritje të kostove dhe rënie konsumi
Disa nga prodhuesit e produkteve vendase parashikojnë se 2026 mund të sjellë rritje kostosh për ta, për shkak të rritjes së pagës minimale, rritjes të kostos për fuqinë punëtore, ndryshimet e mundshme të çmimeve të lëndëve të para, për sektorë që furnizohen nga tregjet e huaja. “Kostot do të rriten prej rritjes së pagave, kryesisht prej pagës minimale. Por do të bien prej rënies së çmimit të qumështit nga ferma. Kjo sepse për zonat ku ne grumbullojmë qumësht ka pasur rritje të sasisë së prodhuar apo të grumbulluar të qumështit ndërkohë që shitjet nuk janë rritur. Çmimet pritet të jenë stabël, të ngjashme me vitin 2025”, pohon Luis Ndreka, nga kompania përpunuese e qumështit ADG (ish-Lufra). Kurse prodhuesit vendas të birrës parashikojnë se për 2026...
Burimi:
syri.net