Në Shqipëri ‘fluturon’ çmimi naftës, në botë ulet
Teksa në tregjet botërore nafta po pëson uilje, e paralajmëruar kjo edhe nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, e kundërta po ndodh në vendin tonë. Sot nafta ka arritur në 198 lekë për litër, shifër kjo tejet e lartë për buxhetet e familjeve shqiptare, ndërsa në bursat aziatike nafta e papërpunuar ishte 6.5 për qind më e ulët apo në çmim prej 92.46 dollarësh deri në 88.15 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës u rrit në më shumë se 119 dollarë për fuçi të hënën, në nivelin më të lartë që nga mesi i vitit 2022, ndërsa shkurtimet e furnizimit nga Arabia Saudite dhe prodhues të tjerë ngjallën frikën e ndërprerjeve të mëdha në furnizimet globale. Çmimet më vonë ranë pasi Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me Trump dhe ndau...
Burimi:
syri.net