Ndikimi i udhëtimit të Trump në Davos/ Ari arrin çmime në rekord, bursat bien

Ndikimi i udhëtimit të Trump në Davos/ Ari arrin çmime në rekord, bursat bien

Çmimi i arit arriti nivelin më të lartë në histori, mbi 4,800 dollarë për 28 gramë ndërsa tregjet e aksioneve ranë. Ndryshimet e ndjeshme u shkaktuan nga ankthi i investitorëve për rreziqe globale, sidomos për tensionet rreth planeve të SHBA-së për Groenlandën dhe tensionet tregtare midis SHBA-së dhe Evropës, që po shtojnë edhe më shumë pasigurinë në tregje. Bursat kryesore europiane pësuar rënie, përfshirë CAC 40 i Francës dhe DAX i Gjermanisë që shënuan ulje. Edhe aksionet amerikane u ndikuan nga udhëtimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Investitorët janë ende të shqetësuar për pasojat e mundshme të masave tregtare dhe tensioneve diplomatike.