Ndërtuesit në rrethe kërkojnë uljen e taksës së infrastrukturës
Ashtu si edhe në Tiranë, niveli 8% për taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja po zbatohet edhe për disa bashki të mëdha të vendit, si Durrës, Vlorë, Fier dhe Shkodër. Por zbatimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë 8% po ndikon te kostot për ndërtuesit në rrethe, për shkak të shtimit të detyrimit. Ndërtuesit në qytetin e Fierit kanë propozuar pranë Këshillit Bashkiak uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë në 3%, e cila prej 2025 arritur në 8%, njësoj si në Tiranë. Bashkia e Fierit gjithashtu ka njoftuar se konsultimet për propozimin e ndërtuesve për rishikimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë do të nisin më 2 Prill. Arben Çuko, nënkryetari i këshillit bashkiak në Fier, njëkohësisht dhe ndërtues, pohoi se...
Burimi:
syri.net