Ndërtimi jep sinjale të forta ftohje/ Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës në Tiranë bien me 2.3 herë
Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës ranë me 2.3 herë gjatë vitit të kaluar, krahasuar me një vit më parë. Të dhënat zyrtare nga buxheti i bashkisë së kryeqytetit tregojnë se nga 147.5 milionë euro që u mblodhën në vitin 2024, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë ranë në 65 milionë euro vitin e kaluar (1 euro=97 lekë). Viti 2024 shënoi një rekord në lejet e ndërtimit në kryeqytet, teksa bashkia dhe KKT dhanë leje për 1.9 milionë metra katrorë ndërtime të reja, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.8 miliardë euro. Por ndonëse 2024 ishte një vit rekord, viti 2025 ka rezultuar në ekstremin tjetër. Të dhënat tregojnë se të ardhurat e mbledhura nga taksa...
Burimi:
syri.net