Nafta tremb fermerët/ Rritje çmimesh nëse situata nuk ndryshon, ekspertët: Priten më pak të mbjella

Nafta tremb fermerët/ Rritje çmimesh nëse situata nuk ndryshon, ekspertët: Priten më pak të mbjella

Konfliktet e Lindjes së Mesme sollën rritje të çmimit të karburantëve edhe në Shqipëri. Shtrenjtimi i lëndëve djegëse, një bazë kryesore për punimin e tokave bujqësore, do të sillte kosto shtesë për fermerët shqiptar dhe një zvogëlim të sipërfaqeve të të mbjellave. Eksperti i bujqësisë, Agim Rrapaj thotë: “Nëse do të rriten çmimet përsëri, humbjet do të jenë të jashtëzakonshme dhe tokat do të mbesin të papunuara edhe tek punimet e tjera. Atëherë do të kemi një situatë krejt ndryshe, shumë të përkeqësuar për sa i përket rendimentit në bujqësi veçanërisht”.  “Më e ndjeshme është në ato sektorë që e kanë më intensive përdorimin jo vetëm të karburanteve, por edhe të energjisë, dhe këtu kam parasysh qoftë bujqësinë në fushë, por sidomos atë në sera....