Nafta shtrenjtohet sërish/ Çmimi arrin 199 lek për litër, ndikim nga kriza dhe rritja në bursë
Çmimi i naftës është rritur sërish. Që prej nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme nga 28 shkurti, pasojat po ndihen edhe në Shqipëri, duke pasur rritje me gati 25 lek më shumë se para luftës, me vlera maksimale që arrijnë deri në 199 lek për litër. Pikat e tregtimit me shumicë në kryeqytet ndryshuan vlerat e shitjes, duke lënë pas çmimet e para krizës që varionin nga 173-175 lek për litër. Shtrenjtimi i naftës vjen si rrjedhojë e rritjes së mëtejshme të çmimeve të naftës në bursë për shkak të tensioneve mes Iranit dhe Izrael e SHBA, ku u sulmuan edhe objektet e prodhimit të lëndëve djegëse. Të martën raportohet se ‘Nafta bruto Brent, çmimi ndërkombëtar i naftës, u rrit me 3% në 103.2...
Burimi:
top-channel.tv