Nafta, qeveria gati të ndërhyjë/ Kompanitë e naftës thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit

Nafta, qeveria gati të ndërhyjë/ Kompanitë e naftës thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit

1 javë  pas nisjes së konfliktit në Lindjes e Mesme dhe shtrenjtimit të naftës edhe në vendin, qeveria pritet të zhvillojë një takim me operatorët e tregut të karburanteve ditën e hënë.  Për të dytën herë radhazi çmimi i naftës në Shqipëri vetëm brenda pak ditësh ka ndryshuar sërish. Pikat e tregtimit me shumicë kryesisht në kryeqytet ndryshuan vlerat në tabelat e tyre të shitjes këtë të premte. Duke i vendosur një çmim të ri të naftës me një maksimale që varion nga 182 deri në 184 lekë për litër nga 175-179 lekë që tregtohej ditët e mëparshme. Kjo rritje e çmimit sipas operatorëve në treg vjen pas rritjes së mëtejshme të çmimeve të naftës në bursë si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme....