Me 2% të aksioneve – 2A Group tjetër lëvizje për bllokimin e Aeroportit të Vlorës
Kompania 2A Group, që zotëron vetëm 2 për qind të aksioneve në koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ka ndërmarrë një akt të hapur presioni duke ndaluar aksesin në ambientet e terminalit për drejtuesin e një grupit të punëtorëve të një kompanie nënkontraktore të MABCO-s, aksionerit që zotëron 98 për qind të projektit dhe që financon ndërtimin e tij. Lëvizja shihet si tentativa e radhës për të bllokuar punimet në projektin që konsiderohet strategjik për turizmin. Episodi vjen në vijim të konfliktit të ndezur mes aksionerëve, pas rastit të rrafshimit të një zone kodrinore në fshatin Mifol, pranë aeroportit. Në atë rast, 2A Group mori dheun e kodrës pranë aeroportit për mbushjen e pistës pa lejet përkatëse. Por banorët e Mifolit reaguan masivisht dhe ankesat e tyre...
Burimi:
syri.net