Mbi 1 mld euro vijnë nga emigrantët/ Në 9 muaj sollën 817 milionë euro, 5.9% më shumë se një vit më parë
Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare është larguar nga vendi këto dekada për shkollim, punë apo jetesë më të mirë. Por gjithmonë e mbajnë kokën pas për familjet në Shqipëri duke i ndihmuar me para. Remitancat në 9 muaj arritën në 817 milionë euro, një rritje me 5.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa tremujori i tretë korrik-shtator solli dhe prurjet më të mëdha.(grafik) “Së pari është një shifër e lartë që vjen duke u rritur dhe vit pas viti kjo do të thotë që ka nevojë shumë të madhe tregu i brendshëm për të përthithur të ardhura për të përballuar shpebzimet e tyre. Kur flasim për nevojat bazike është ai 40% i të ardhurave që shpenzohet për produkte...