Mbi 1 milion turistë në 2 muaj/ INSTAT publikon të dhënat, ja shtetasit që kryesojnë listën

Mbi 1 milion turistë në 2 muaj/ INSTAT publikon të dhënat, ja shtetasit që kryesojnë listën

Turizmi mbetet një ndër sektorët kryesore të rritjes së ekonomisë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT në periudhën janar-shkurt vendi priti mbi 1 milion shtetetas të huaj e cila vlerësohet një shifër e qëndrueshme edhe pse nuk është periudhë me peshë për turizmin në vend. Fillimi i vitit përfshin kryesisht grupet e organizuara që kanë interes për ture kulturore, por edhe individët që bëjnë rezervime të momentit të fundit falë linjave me kosto të ulët. Shtetasit e huaj që kanë vizituar Shqipërinë vijnë kryesisht nga evropa jugore ku kryesojnë Italianët por edhe vizitorët nga vendet e rajonit. Europa mban peshën kryesore të turistëve, me rreth 495 mijë hyrje, ndërsa brenda saj spikat Europa Jugore, që zë peshën dërrmuese me mbi 421 mijë vizitorë. Ndërkohë...