Mashtrimi me monitorimin e ajrit në Shqipëri: 59 stacione në letër, vetëm 9 funksionojnë
Shqipëria ka në letër një rrjet prej 59 stacionesh për monitorimin e ajrit urban, por aktualisht monitorimi është kryer vetëm në 9 stacione, të përqendruara kryesisht në Tiranë dhe disa qytete të mëdha. Kjo diferencë mes kapacitetit të projektuar dhe atij real e bën vitin 2026 një test të rëndësishëm për zbatimin efektiv të sistemit të monitorimit të mjedisit. Për vitin 2026, qeveria ka miratuar Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, një dokument që në letër premton matje sistematike të ajrit, ujit, tokës dhe biodiversitetit në të gjithë territorin. Por, në thelb, a do të funksionojë realisht rrjeti i monitorimit dhe a do të bëhen publike të dhënat me transparencë të plotë? Sipas programit, monitorimi i ajrit urban do të përfshijë ndotësit kryesorë si PM10,...
Burimi:
syri.net