Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Makinat, ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Ja sa do të vlerësohen mjetet që hyjnë në Shqipëri
Qeveria ka ndryshuar rregullat se si doganat do të llogarisin vlerën e mallrave dhe automjeteve që futen në Shqipëri. Udhëzimi nr. 26, datë 17 dhjetor 2025, i Ministrisë së Financave ka përditësuar rregullat e vitit 2018 dhe synon të ndalojë nënvlerësimin e mallrave në procesin e zhdoganimit. Si rrjedhojë, doganat do të përdorin burime të përditësuara ndërkombëtare për çmimet e karburanteve, metaleve, ushqimeve dhe automjeteve, për të shmangur deklarimet me vlera më të ulëta se ato reale. Për karburantet dhe disa metale si bakri, alumini dhe zinku, çmimet referuese do të përditësohen çdo ditë pune. Ndërsa për ushqimet, çelikun, plastikën dhe bitumin, përditësimi do të bëhet çdo dy javë. Sa i përket automjeteve, janë vendosur çmime minimale që do të përdoren nga Doganat në rastet kur...