‘Madam’ Dështimi! Kokonës i rrëzohen të gjitha projektet e stadiumeve, nuk u paraqit asnjë investitor
Ajo që një vit më parë u prezantua me entuziazëm si “Rilindja e Infrastrukturës Sportive”, sot po mbyllet në heshtje burokratike. Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) ka publikuar së fundmi njoftime për anulimin zyrtar të tre procedurave për përzgjedhjen e partnerëve privatë për ndërtimin e stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Në dokumentet zyrtare të publikuara nga Korporata, të konsultuara nga ekofin.al, arsyeja është e njëjtë për të tri projektet: nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar për dorëzimin e ofertave. Thirrjet për këto projekte u hapën në korrik 2025 dhe afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave ishte 30 shtatori i po atij viti. Megjithatë, vetëm tani, disa muaj më vonë, është bërë publik zyrtarisht fakti që procedurat kanë...
Burimi:
syri.net