Ligji i ri dështon pa nisur/ Ekspertja: 20% e apartamenteve blihen me para ‘nën tavolinë’

Ligji i ri dështon pa nisur/ Ekspertja: 20% e apartamenteve blihen me para ‘nën tavolinë’

Tregu i pronave në Shqipëri ndodhet në një situatë kaotike dhe të paprecedentë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për qytetarët, veçanërisht të rinjtë, blerjen e një shtëpie. Një ligj i ri për rivlerësimin e pasurive, i cili pritej të sillte rregull dhe transparencë, duket se vetëm sa e ka thelluar konfuzionin, duke dështuar të zbatohet edhe pse ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Sipas ekspertes së tregut imobiliar, Erjola Çanga, situata aktuale është “kurrë më parë” e parë në treg. E ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto, Çanga tha se problemi kryesor qëndron tek ligji i ri i rivlerësimit, i cili, megjithëse u miratua dhe u botua në Fletoren Zyrtare më 17 janar, duke hyrë në fuqi më 22 janar, ende nuk...