Leku forcon pozitat, euro dhe paundi në rënie

Leku forcon pozitat, euro dhe paundi në rënie

Leku forcoi pozitat në tregun e këmbimit valutor vendas, përgjatë javës 16-21 shkurt. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë monedha europiane është dobësuan me 0,06 lekë këtë fundjavë. Ajo këmbehej në fillim të javës me 96,43 lekë dhe në fundjavë me 96,37 lekë. Gjithashtu humbje të terrenit ka shfaqur edhe paundi britanik që këmbehet sot me 110,35 lekë kundrejt 110,91 lekë që ishte të hënën. Ndërsa dollari amerikan ka forcuar pozitat me 0,61 lekë gjatë kësaj jave në këmbim me lekun. Dollari amerikan këmbehej të hënën me 81,28 lekë dhe të premten me 81,89 lekë. Franga zvicerane ka pësuar një rënie graduale që nga dita e hënë duke u këmbyer sot me 105,51 lekë, kundrejt 105,61 lekëve që këmbehej ditën e hënë.