Kuvendi mbyll dëgjesat me kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, zhvilloi sot seancën e dytë dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kandidati Elton Korbi në vizionin e tij për rolin e Këshillit Mbikëqyrës vendosi theksin te forcimi i qeverisjes së bankës qendrore, përmirësimi i mbikëqyrjes, rritja e cilësisë së burimeve njerëzore dhe një vëmendje më e shtuar për mbrojtjen konsumatore. “Transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë mënyrën e funksionimit të bankave qendrore në mbarë botën. Banka e Shqipërisë duhet të ndjekë në mënyrë aktive këto zhvillime, duke aplikuar teknologjitë e reja në analizën e të dhënave, mbikëqyrjen prudenciale, parashikimet makroekonomike dhe menaxhimin e riskut. Në këtë kuadër, mbikëqyrja financiare duhet të shoqërohet edhe me një vëmendje të shtuar ndaj sigurisë kibernetike,...
Burimi:
syri.net