Kush përfiton rimbursim nga DIVA? Zbritjet për arsimin, njihen vetëm faturat e fiskalizuara
Individët e punësuar me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë, si dhe ata mbi këtë prag, do të kenë të drejtë të përfitojnë zbritje tatimore për fëmijët në ngarkim, përmes plotësimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025, e cila duhet dorëzuar deri më 31 mars.Drejtoresha e Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Rezana Çelmeta, sqaroi procedurën e aplikimit për rimbursim. “Për të gjithë individët që po plotësojnë DIVA-n, si ata me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë që kanë të drejtën e përfitimit të zbritjes për numrin e fëmijëve në ngarkim, ashtu edhe ata me të ardhura nën 1.2 milionë lekë, të cilët përveç zbritjes për fëmijët në ngarkim mund të përfitojnë edhe zbritje tatimore për...
Burimi:
sot.com.al