Kujdes nga telefonatat mashtruese në emër të bankave! Mashtrimet me VOIP arrijnë edhe në Shqipëri
Mashtrimet me VOIP arrijnë edhe në Shqipëri, bankat paralajmërojnë klientët të mos japin të dhëna të kartave në telefon Esmeralda Topi - Faktoje Ditët e fundit janë rritur rastet e telefonatave mashtruese që përdorin emrin dhe logon e bankës për t’i vjedhur qytetarët. Skema e mashtrimit funksionon përmes telefonatave VOIP, ku mashtruesit kërkojnë të dhëna të kartës bankare, PIN-in dhe kode sigurie, duke pretenduar se komunikimi është zyrtar. Kujdes! Bankat nuk do t’ju kërkojnë kurrë të dhëna konfidenciale përmes telefonit. Një telefonatë në anglisht dhe një logo banke që shfaqet në ekranin e telefonit. Për shumëkënd kjo mund të dukej si një komunikim normal nga banka, por jo për Fato Alliun. Ajo tregon përvojën e saj mbi telefonatën e dyshimtë, që rezultoi të ishte një...
Burimi:
syri.net