Kryeministri Rama: “EuroAgro Albania” një hap drejt tregut të përbashkët europian për bujqësinë

Kryeministri Rama: “EuroAgro Albania” një hap drejt tregut të përbashkët europian për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë javë platformën e re “EuroAgro Albania”, një instrument praktik dhe i domosdoshëm për përgatitjen e sektorit bujqësor dhe ushqimor për tregun e përbashkët europian. Gjatë podkastit “Flasim”, Rama theksoi se kapitujt 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, janë thelbësorë në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Do të jetë një sfidë e fortë, por ajo që kemi bërë në një dekadë na jep besim dhe forcë se do të bëjmë gjithçka duhet për t’i mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Rama. Kryeministri kujtoi se dhjetë vjet më parë, vetëm 5,600 fermerë përfitonin mbështetje simbolike nga shteti, ndërsa sot janë 67,500 fermerë që marrin çdo vit mbështetje reale, e cila ndikon...