Kriza në Lindjen e Mesme shkakton kaos në udhëtime e tregti; Shqipëria pa probleme në trafikun ajror
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme po prek drejtpërdrejt transportin ajror, rrugët detare dhe tregtinë globale të energjisë, me kompani të mëdha të transportit dhe linja ajrore që po ndryshojnë itineraret dhe po rrisin kostot, sipas raportimeve të Reuters. Transporti detar Në transportin detar, fokusi mbetet Deti i Kuq dhe ngushtica Bab el-Mandeb, një nga korridoret më strategjike të botës. Përmes kësaj rruge kalon rreth 12% e tregtisë globale dhe afro 8–10% e naftës së transportuar me rrugë detare. Pas rritjes së rreziqeve të sigurisë, kompani të mëdha të transportit si Maersk, Hapag-Lloyd dhe MSC kanë devijuar një pjesë të konsiderueshme të flotës përreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikë. Ky devijim zgjat udhëtimin me 10–15 ditë dhe rrit ndjeshëm kostot e karburantit...
Burimi:
syri.net