Kriza e çmimeve në karburante, eksperti: Ndërhyrja fiskale është e vetmja zgjidhje, qeveria të marrë masa

Kriza e çmimeve në karburante, eksperti: Ndërhyrja fiskale është e vetmja zgjidhje, qeveria të marrë masa

Çmimi i karburanteve në Shqipëri mbetet një enigmë për qytetarët, duke qëndruar në nivele të larta edhe në kohën kur dollari dhe euro kanë pësuar rënie të ndjeshme. I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', eksperti Mariglen Ziu ka analizuar faktorët që mbajnë çmimet artificialisht të larta, duke drejtuar gishtin nga vendimet e qeverisë dhe menaxhimi joefektiv i tregut. Sipas ekspertit, mekanizmi i vetëm real për të ulur çmimin në pikat e karburantit në kushtet e një krize është ndërhyrja fiskale, siç është heqja e përkohshme e akcizës, një masë që vende si Italia e kanë aplikuar. Eksperti sqaron se rezerva strategjike, për të cilën zyrtarët kanë folur së fundmi, nuk ka asnjë ndikim në çmimin e përditshëm në pompë. Kjo rezervë është menduar...