Krijohet “superinspektoriati”/ Shkrihen kompetencat e IKMT. Pasuritë e konfiskuara nën drejtimin e AAPSK

Krijohet “superinspektoriati”/ Shkrihen kompetencat e IKMT. Pasuritë e konfiskuara nën drejtimin e AAPSK

Qeveria ka hedhur për konsultim dhe miratim një paketë prej tre projektligjesh të ndërlidhura, që synojnë të forcojnë kontrollin mbi territorin, të mbyllin ciklin e ndërtimeve pa leje dhe të rrisin eficiencën në administrimin e pasurive të konfiskuara. Projektligji i parë parashikon një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si inspektohet territori. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat vendore shkrijnë kompetencat në një institucion të vetëm të ri: Inspektorati Qendror i Territorit, Mjedisit dhe Pyjeve, me varësi qendrore dhe degë rajonale. Qëllimi është një kontroll i unifikuar, më i pavarur dhe më efikas ndaj ndërtimeve pa leje. “Ky riorganizim synon rritjen e kapaciteteve inspektuese, profesionalizimin e trupës, rritjen e pavarësisë funksionale si dhe garantimin e një procesi inspektimi të besueshëm, të integritetshëm dhe të...