Krijohet sh.a-ja e inceneratorëve/ Pas skandalit korruptiv, qeveria themelon kompani shtetërore për të menaxhuar mbetjet
Qeveria ka gjetur zgjidhjen për të vulosur përfundimisht aferën korruptive të inceneratorëve, e cila u kushtoi qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro të tretura në hiç. Ministria e Mjedisit regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shoqërinë shtetërore, e cila do të marrë në administrim dy inceneratorët rrangalla dhe të gjithë landfillet e vendit. E pagëzuar me emrin Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, shoqëria do të jetë në pronësinë e Ministrisë së Mjedisit, por sigurisht duke funksionuar si e pavarur në vendimarrje. Administrator i saj është caktuar, Ersi Sulejmani, ish drejtor i OSHEE në Shkodër dhe Gjirokastër, i akuzuar nga opozita si trafikant. Ersi Sulejmani, drejtor i AKEM "Shoqëria ka si objekt kryesor veprimtarie ndërtimin, zhvillimin, koordinimin dhe administrimin e infrastrukturës së rrjetit kombëtar të impianteve...
Burimi:
syri.net