Kreditimi i biznesit/ Bien ndërtimi dhe energjia, rritet pesha e tregtisë
Kreditimi i biznesit u rrit përsëri gjatë vitit 2025, por me ritme më të ngadalta krahasuar me ritmet rekord të vitit 2024. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për biznesin arriti në 296 miliardë lekë, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Për vitin 2024, kredia e re ishte rritur me 24%. Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë dhe pesha e saj u rrit më tej gjatë vitit të kaluar. Kredia për tregtinë përbënte pothuajse 37% të vlerës së kredisë së re, të disbursuar gjatë vitit. Pesha e kredisë për tregtinë u rrit më tej nga niveli prej 35.6% e një viti më parë. Në vlerë, kredia e re për tregtinë në 2025 arriti në 109.2...
Burimi:
syri.net