Kreditimi dhe blerjet e valutës nga BSH, oferta e Lekut po rritet me ritmet më të larta historike
Rritja e ofertës së parasë ka arritur në nivelet më të larta historike. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit nëntor 2025, rritja vjetore e agregatit monetar M2 ishte 14.5%, nga 5.8% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Agregati M2 është rritur me ritme dyshifrore që prej muajit mars 2025, ndërsa ka arritur nivelin maksimal prej 15.3% në shtator. Në periudhën tetor-nëntor, rritja është reduktuar lehtë në nivelin 14.5%. Agregati monetar M2 përbëhet nga paraja jashtë bankave dhe depozitat bankare në Lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë. Një rritje më e shpejtë e agregatit M2 tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare. Arsyet e rritjes së shpejtë...
Burimi:
syri.net