Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 460 miliardë lekë ose rreth 4.75 miliardë euro në fund të vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e kredisë për pasuri të paluajtshme u rrit me 15.6 % gjatë vitit 2025. Kjo shifër përfshin të dyja segmentet e klientëve, biznese dhe individë. Pjesa më e madhe e portofolit i takon individëve, me afërsisht 53% të ekspozimit total në hua për pasuri të paluajtshme, ndërsa diferenca prej 47% është kredi e dhënë për bizneset. Gjatë vitit 2025, rritja më e shpejtë u shënua pikërisht në segmentin e individëve, ku portofoli u zgjerua me 16.7%, ndërsa në segmentin e bizneseve rritja e kredisë për pasuri të paluajtshme ishte pak më...