Kredia për banesa arrin 2.5 miliardë euro, rritje e fortë në një vit
Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndoqi përsëri një tendencë në rritje gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit nëntor 2025, pesha e kredisë afatgjatë (me maturim mbi pesë vjet), kundrejt totalit të kredisë arriti në 64.3%, nga 62% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pesha e kredisë afatgjatë ndodhet pranë niveleve më të larta historike. Ky nivel u regjistrua në tetor 2025, kur kredia afatgjatë përbënte më shumë se 65% të totalit të portofolit. Gjatë viteve të fundit, ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare. Rritja është e lidhur kryesisht me orientimin më të madh të sektorit bankar...
Burimi:
sot.com.al