Kredia në Euro u rrit për të dytin vit radhazi në 2025

Kredia në Euro u rrit për të dytin vit radhazi në 2025

Kredia në Euro u rrit për të dytin vit radhazi në 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar sektori bankar dha kredi të reja në Euro për një vlerë të barazvlefshme me 169.9 miliardë lekë. Kredia në Euro u rrit me 10.5% krahasuar me vitin 2024, por shifrat nuk janë të rregulluara me efektin e kursit të këmbimit. Nëse mbajmë parasysh se kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek ra me 2.8% vitin e kaluar, rritja e kredisë në Euro, e pastruar nga efekti i kursit të këmbimit, do të ishte afërsisht 13.3%. Gjithsesi, rritja e kredisë në Euro ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin 2024, kur, e rregulluar me lëvizjen mesatare të kursit të këmbimit, rritja kishte qenë rreth 21%....