Konsumi final i popullatës u rrit vetëm 2.7% në 2025, niveli më i ulët që nga pandemia

Konsumi final i popullatës u rrit vetëm 2.7% në 2025, niveli më i ulët që nga pandemia

Të dhënat e sotshme të INSTAT mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se konsumi final i popullatës u rrit me 2.77 për qind vitin e kaluar, niveli më i ulët i regjistruar që viti i pandemisë 2020 (shiko grafikun e mëposhtëm ). Konsumi final i popullatës është i lidhur ngushtë  me zhvillimet demografike. Në 1 janar 2025 popullsia e vendit ra me 27 mijë persona ose -1.2% ne raport me vitin paraardhës, ndërsa grup-mosha e re 0-29 vjeç u tkurr me trefishin, -3.7 për qind. Tregtarët pohojnë se pakësimi i të rinjve ka ndikim të fortë të shitjet, pasi ata janë konsumator të mëdhenj të pijeve, brumërave, por edhe veshjeve, ndryshe nga moshat më të vjetra që kanë një strukturë krejt tjetër blerjeve. Të dhënat...