Konfindustria reagon për rritjen e çmimit të naftës: Ulni taksën e qarkullimit të automjeteve

Konfindustria reagon për rritjen e çmimit të naftës: Ulni taksën e qarkullimit të automjeteve

Konfindustria ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve dhe i kërkon qeverisë hartimin e zbatimin urgjent të një pakete fiskale lehtësuese për të frenuar rritjen e çmimeve në treg. Në vijim reagimi i plotë:  Konfindustria, duke marrë shkak nga thellimi dhe zgjatja e papërcaktuar në kohë e krizës së karburanteve për shkak të luftës në Gjirin Persik, kërkon nga qeveria ndërtimin dhe zbatimin e shpejtë të paketës fiskale lehtësuese të çmimeve në treg. Konfindustria kërkon, që paketa e parë fiskale antikrizë të përfshijë të paktën dy shtylla: Së pari, gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga zbatimi i TVSH-së mbi çmimet e rritura të karburanteve krahësimisht me kohën e parakrizës, të rikthehet drejpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset në çmimin fundor. Së dyti,...