Kompensimi i TVSH-s në bujqësi, zbardhet udhëzimi: Fermerët duhet të ruajnë faturat e…

Kompensimi i TVSH-s në bujqësi, zbardhet udhëzimi: Fermerët duhet të ruajnë faturat e…

Fermerët duhet të mbledhin të gjitha faturat e shitjes së produkteve bujqësore tek grumbulluesit, në mënyrë që të përfitojnë nga masa e kompensimit të TVSH-së prej 10 %. Udhëzimi i detajuar i Ministrisë së Financave, sqaron mënyrën se si do të zbatohet skema. Referuar udhëzimit,  grumbulluesi, person i tatueshëm i regjistruar për  TVSH-në, për çdo furnizim të produkteve bujqësore, të marrë prej fermerit lëshon  një faturë tatimore të fiskalizuar në të cilën evidenton si shitës, shitësin fermer, NIPT-in e fermerit dhe të dhënat e tjera të kërkuara sipas  faturës. Kjo faturë, në të cilën nuk llogaritet TVSH-ja, lëshohet nga blerësi në momentin e dorëzimit të produkteve bujqësore nga fermeri. Vlera totale faturës përfaqëson vlerën e furnizimit  të paguar nga grumbulluesi për llogari të shitësit fermer,...