Kompensim deri në 100 mijë lekë për fëmijët, si plotësohet DIVA për herë të parë

Kompensim deri në 100 mijë lekë për fëmijët, si plotësohet DIVA për herë të parë

Nga data 22 Janar është hapur sistemi e-Tax për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Individuale. Risia e këtij viti është plotësimi i DIVA-s edhe nga individë që nuk e kanë detyrim plotësimin, por që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç dhe do të përfitojnë kompensimin për arsimin nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjeve të shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit (kjo përfitohet nga çdo individ pavarësisht nivelit të të ardhurave) dhe 100 mijë lekë në vit (vetëm nga individët me të ardhura deri 1.2 mln lekë në vit). Monitor sqaron hap pas hapi të gjithë procedurat që duhet të ndjekin individët që kërkojnë të plotësojnë DIVA-n për herë të parë me qëllim përfitimin e kompensimit. Vlera e kompesimit...