Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Kleringu kërcënon ndërtimin/ Mungesa e likuiditetit, prodhuesit e tullave: Jemi në krizë, rrezikojmë falimentin
Kleringu, po sjell krizë ekonomike në sektorin e ndërtimit. Kantierët e ndërtimit nuk janë një mundësi e mirë ekonomike për prodhuesit e tullave. Fabrikat po i ndezin furrat e tyre, jo për të fituar para, por për prona. Viktor Nikolli, i cili është administrator i një fabrike tullash në Fushë Krujë, thotë se kjo formë e re tregtie po e dërgon atë drejt falimentimit. Sipas tij shpirti i biznesit është qarkullimi i parasë. “Problemi më i madh që kemi është likuiditeti, po na shkatërron klerigu. Jemi të detyruar të shesim me klering sepse kështu punojnë konkurrentët tanë. Është për të ardhur habi se si ka mundësi po kthehemi në kohën e shkëmbimit mall me mall”, shprehet Viktor Nikolli. Kleringu, duket se është fitimprurës për ndërtuesit,...