Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë
Shqipëria synon të bëhet një destinacion më atraktiv për investitorët në vitin 2026. Institucionet vlerësojnë se ekonomia pritet të ruajë rritje të qëndrueshme, ndërsa infrastruktura, energjia e rinovueshme, turizmi dhe teknologjia shihen si sektorë me potencial të madh për thithjen e investimeve. “Investitori që kërkon kthim afatmesëm duhet të konsiderojë sektorët infrastrukturorë dhe të rinovueshëm. Por një vlerësim i kujdesshëm i rreziqeve administrative dhe ligjore është i domosdoshëm – klimë e mirë investimi nuk do të thotë mungesë sfidash”, shprehet Eduart Gjokutaj. Megjithatë, sipas anketës më të fundit mbi klimën e investimeve, bizneset e konsiderojnë informalitetin, konkurrencën jo të barabartë dhe kompleksitetin e administratës si pengesa kryesore për zhvillim. Perceptimi nuk ka ndryshuar shumë gjatë viteve, duke treguar nevojën për reforma të mëtejshme. “Njohja e...
Burimi:
javanews.al