Kaos me pronën publike, Shqipëria e Edi Ramës ka 12 vite pa inventar asetesh

Kaos me pronën publike, Shqipëria e Edi Ramës ka 12 vite pa inventar asetesh

Për rreth 12 vite qeveria e Shqipërisë ka shmangur krijimin e një regjistri në formën e një inventari për asetet fizike pronë publike. Donatorët dhe Banka e Botërore e kanë asistuar Ministrinë e Financave prej vitesh për të krijuar një regjistër bashkëkohor të pronës publike, por Ministria e Financave po dështon viti pa viti. Të dhënat e fundit mbi inventarin e aseteve publike i përkasin vitit 2014, me një vlerë totale 353 miliardë lekë. Mirëpo që nga ajo kohë miliarda euro janë injektuar për shtimin dhe mirëmbajtjen e pronës publike nga financimet buxhetore nëpërmjet investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative të mirëmbajtjes. Ministria e Financave në një raport monitorim për Strategjinë e Menaxhimit të Financave në 2025 referoi se, inventari i pronave nuk po krijohet për...