Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26 vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku.Paga mujore bruto e Sokolit është 100 mijë lekë në muaj (gati 80 mijë lekë neto) dhe e Elonës 90 mijë lekë në muaj bruto, ose 72 mijë lekë. Të ardhurat e tyre mujore neto janë rreth 152 mijë lekë. Fillimisht menduan të blinin një shtëpi, në një zonë relativisht të mirë, për të kursyer kostot e makinës, karburantit e parkimit. Me të ardhurat që kanë është e pamundur që të blejnë një shtëpi, që mesatarisht kushton 1800 – 2000 euro për metër katror, pra u duhen 160-180 mijë euro për një hyrje prej 90 metra katror. Banka u financon deri në 70% të vlerës, për...