‘Jetesa nën presion’/ Shqiptarët më të shqetësuar për ekonominë se shumica e botës
Shqipëria renditet mes vendeve ku shumica e qytetarëve kanë ekonominë si problemin kryesor kombëtar. Sipas një studimi të fundit global të Gallup, 58% e të rriturve në vend deklarojnë se çmimet e larta, pagat e ulëta dhe standardi i jetesës janë shqetësimi më i madh me të cilin përballen çdo ditë. Studimi u prezantua në kuadër të World Governments Summit dhe bazohet në përgjigjet e qytetarëve të rritur nga 107 vende të botës. Të anketuarve u është kërkuar të shprehin me fjalët e tyre se cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi i tyre, pa lista apo alternativa të parapërcaktuara. Në nivel global, mesatarisht vetëm 23% e të rriturve e përmendin ekonominë si çështjen kryesore kombëtare. Shqipëria renditet shumë mbi këtë...
Burimi:
syri.net