Janar i zi për turizmin, hyrjet e të huajve në rënie për herë të parë që nga pandemia
Viti 2026 nuk ka nisur i mbarë për turizmin në vend. Të dhënat e publikuara sot nga INSTAT bënë të ditur se në janar në vend hynë 552 mijë shtetas të huaj, me rënie prej 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është hera e parë që hyrjet e turistëve po vijnë me rënie në janar, që nga periudha e pandemisë. Pas vitit 2022, Shqipëria u kthye në një destinacion të preferuar turistike, çka çoi dhe në një shtrirje të sezonit përtej muajve të verës, ku turistët vizitonin qytetet si Tirana, Berati, Gjirokastra, Korça etj. Rrugët e kryeqytetit mbusheshin me turistë në pjesën e parë të vitit dhe tendenca po vinte vetëm në rritje, deri tani. Për krahasim, në...
Burimi:
syri.net